“Nëse gjykata i fal, unë …”, flet vëllai i 26-vjeçares së përdh*nuar në Vlorë

Vëllai i vajzës 26-vjeçare e cila u përdhunua nga katër persona në Vlorë ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë.

Ai tregoi se ka qenë një mjek nga spitali i Vlorës që i ka marrë në telefon dhe i ka informuar për ngjarjen. Kur ka shkuar në spital, djali tha se nuk iu dha asnjë detaj për çfarë kishte ndodhur.

“Motra ishte në reanimacion, nuk mund të fliste dhe doktorët nuk më dhanë shumë shpjegime. Unë dje e kam takuar motrën, sepse nuk jetoj këtu, jetoj jashtë shtetit. Ajo qëndroi në spital nga e premtja deri të hënën”, tha vëllai i vajzës në një intervistë për Euronews Albania.

Në momentin që vajza është përmendur ajo i ka treguar vëllait të saj se ka dalë me një djalë të pijë diçka dhe në një moment ka shkuar në tualet. Në momentin që është kthyer nga tualeti, djali me të cilin ajo kishte dalë i kishte dhënë një pije dhe pas asaj pije, vajza nuk ka qenë e vetëdijshme.

Sipas asaj që viktima ka komunikuar me vëllain, nga lokali në drejtim të hotelit, vajza kujton se është larguar vetëm me djalin që kishte dalë të pinte diçka, ndërsa më pas janë bashkuar dhe personat e tjerë që kanë kryer krimin.

Ai tha se edhe pse në fillim në njoftimin zyrtar policia tha se bëhej fjalë për tre persona, ata ishin katër persona. Vëllai i viktimës u shpreh se nëse shteti do ua falë këtë vepër atyre personave ai vetë nuk ka për t’ua falur kurrë.

“Ata janë katër persona, nuk janë tre persona dhe nëse shteti i fal, nuk i fal unë. Nëse shteti apo gjykata do i fal, unë nuk i fal”, tha ai.

Ai tregoi se motrës së tij i është bërë ekspertiza mjekoligjore me vonesë e për këtë ia lë një pjesë të fajit spitalit të Vlorës që nuk ka një mjek për këtë punë dhe një pjesë të dyshimeve i çon te korrupsioni që mund të kenë kryer të akuzuarit në mënyrë që të fshihnin gjurmët e krimit të tyre.

“Ekspertiza mjekoligjore i është bërë pas 5 ditësh, ndërkohë që duhet t’i bëhej brenda 72 orëve,” u shpreh vëllai i vajzës.


Shtuar 26.10.2023 21:41