Nëse ju duhen më shumë se 9 orë gjumë për t’u ndjerë të çlodhur, mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor. Sidomos nëse ju zë gjumi në vende të papërshtatshme ose paparashikueshme. Më poshtë keni disa informacione në lidhje me shkakun e fjetjes tepër dhe pse ndiheni të lodhur edhe pas 12 orësh gjumë. Ky artikull është vetëm për qëllim informimi, për të marrë këshilla profesionale dhe diagnozë flisni me një doktor!
1- Ju mund të vuani nga hipersomnia. E kundërta e pagjumësisë, hipersomnia, është një gjendje e njohur për rritjen e kohëzgjatjes së gjumit gjatë natës ose ditës. Edhe kur flini shumë, përsëri ndiheni të lodhur dhe ju flihet akoma më shumë.
2- Ju mund të jeni në depresion.
3- Mund të keni probleme me zemrën. Nuk është vetëm ngaqë mund të keni punuar shumë, por edhe se diçka nuk shkon me zemrën tuaj, prandaj ndiheni shumë të lodhur.
4- Bëni mirë të kontrolloni tiroidet. Janë dy lloje problemesh që lidhen me tiroidet që ndikojnë te gjumi. Njëra shkakton pagjumësi, ndërsa tjetra mbingarkesë dhe lodhje. Hipotiroidizmi ndodh kur ju flini më shumë 10 orë në ditë dhe mund të shkaktojë lodhje gjatë ditës dhe gjumë. Nëse nuk vuani nga ndonjë problem tjetër shëndetësor, por po flini më shumë se orët e rekomanduara, kontrolloni tiroidet.