Kohët e fundit të gjitha mediat botërore shkruajnë për peshkaqenët gjakpirës dhe tragjeditë të cilat kanë ndodhur në Egjipt dhe tani edhe në Amerikë
Pra, para këtyre përbindëshave ekzistojnë disa rreziqe të cilat shumica e njerëzve lehtë i injorojnë, por që mund të na kushtojnë me shëndet dhe jetë.
Ekspertët paralajmërojnë që, ndonëse është fundi i sezonit, nëse vëreni një dukuri specifike në plazh, assesi mos hyni në ujë! – transmeton Telegrafi.
Të gjithë e dinë se vorbullat nënujore nuk mund të shihen me sy të lirë në sipërfaqe, ndaj rreziku për t’u “gëlltitur” dhe mbytur është më i madh. Ajo që e theksojnë shpëtimtarët është se shumica e njerëzve mashtrohen kur moti është i kthjellët dhe nuk e kuptojnë se ka rrezik nën sipërfaqen e ujit.
Megjithatë, ekziston një shenjë paralajmëruese shumë e dukshme. Nëse dallgët kanë formuar një model katror, ekspertët paralajmërojnë të qëndroni jashtë ujit sepse rreziku për notarët dhe madje edhe varkat që ndodhen pranë bregut është i madh!
Ky “model katrori” mbase duket shumë i bukur, por nuk është aspak “naiv”. Shfaqet kur “grupet” e valëve të oqeanit të shkaktuara nga era ndeshen e valët e shkaktuara me ndryshimin e kushteve të motit.
Kjo përzierje e ujit e cila në lëvizje mund të shkaktojë valë të fuqishme të cilat arrijnë madje lartësinë edhe deri në tri metra dhe mund të “mbulojnë” notarët, por edhe barkat.
Valët e këtilla gjithashtu mund të shkaktojnë rryma të forta, gjë që paraqesin rrezik serioz për sigurinë e kujtdo në ujë.