“Nëse Basha më përjashton, rimarr PD-në”, çfarë deklaroi disa ditë më parë Berisha

Një ditë para hyrjes në Kuvend, kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një deklarate për media, njoftoi se ka vendosur të përjashtojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Basha tha se ky vendim do të jetë deri në shqyrtim të pengesës ligjore me transparencë dhe zbardhjes ligjore.

Por, çfarë do të ndodhë pas këtij vendimi të liderit demokrat?

Kujtojmë se të hënën, në një intervistë për emisionin “Now with Erla Mëhilli” në Euronews, Berisha u pyet se si do të vepronte nëse PD do të vendoste për t’a përjashtuar atë nga grupi parlamentar.

Kësaj pyetje Berisha iu përgjigj duke thënë: “Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithcka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar”./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 9.09.2021 20:32