Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj është në një pritje të ëmbël. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se politikania është në prag të muajit të gjashtë të shtatzënisë.
Gjithashtu “BalkanWeb” ka mësuar se Mehmetaj është në pritje të një vajze. Ish-deputetja nuk ka qenë aktive këto kohë në rrjete sociale dhe angazhimet politike.
Këtë të martë, ajo ishte e pranishme në kampin e të rinjve të LRI në Jalë, ku u pa se kishte fituar disa kilogramë më tepër, kilogramë këto të përftuara jo nga shëndeti, por nga pritja e ëmbël.