Një foshnjë 4 muajshe u mbyt pasi ra në det nga një varkë e ngarkuar me emigrantë. Ngjarja ndodhi 42 milje nga Lampedusa, në ujërat Sar Malteze.
Foshnja përfundoi në ujë pasi nëna, e cila e mbante në krahë, humbi ndjenjat dhe vdiq në bord. Një tjetër emigrant, i cili dukej se ishte hedhur në ujë për të shpëtuar foshnjën, gjithashtu humbi ndjenjat.
Fillimisht mendohej se fëmija kishte vdekur nga i ftohti dhe se nga dëshpërimi nëna e kishte hedhur në det.
Gjithashtu u tha se një burrë ishte hedhur në ujë me shpresën për të rimarrë trupin e të porsalindurit dhe se ai ishte mbytur nga dallgët.
Për të sqaruar rikonstruksionin e asaj që do të kishte ndodhur vonë në mbrëmje, u vu në gadishmëri prokuroria e Agrigentos. Gjatë gjithë mëngjesit, të mbijetuarit (edhe një i mitur) u intervistuan me ndërmjetës.
Keqkuptimet, për shkak të gjuhës, janë zbardhur dhe gruaja nuk e hodhi trupin e djalit në det, por vdiq dhe foshnja përfundoi duke u mbytur në ujë.
Edhe emigranti tjetër, i cili fillimisht u tha se ishte hedhur në det për të rikuperuar trupin e vogël të të porsalindurit, humbi ndjenjat dhe i ulur në buzë të varkës, përfundoi në ujë.
Të mbijetuarit thanë se nuk kishin ngrënë për ditë të tëra dhe madje kishin mbetur pa ujë, aq sa kishin pirë ujë deti për disa orë.
Prokuroria e drejtuar nga Salvatore Vella urdhëroi autopsinë e tetë trupave. Ekzaminimi do të bëhet në morgun e spitalit Agrigento ku do të transferohen trupat në ditët në vijim. /Albeu.com/