Pas përballjes me Policinë për të mbrojtur shtëpinë e saj në zonën e “5 majit”, të cilat po shemben për t’i hapur rrugën projektit të rindërtimit, nënë Liza është takuar me Eni Çobanin.
Ajo i ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj për ngjarjen e përjetuar.
Eni Çobani: Liza, unë jam shumë e kënaqur që ke ardhur tek unë. Të kemi ndjekur të gjithë, por këta nuk e dinë që ne jemi takuar përpara të gjithëve. Apo jo? Por ne nuk e prisnim që do të ndodhte ajo ngjarje. Cila është dëshira jote pas gjithë bisedës që ne kryem tani?
Nëna Liza: Dëshira ime ka qenë të takoj kryetarin e bashkisë direkt, z.Erion Veliaj.Eni Çobani: Besoj se do ta arrijmë këtë me Erionin. Ti kërkon një ndërmjetësim nëpërmjet zyrës tonë?
Nëna Liza: Po, përndryshe është kot.
Eni Çobani: Vetëm nga Erioni e beson?
Nëna Liza: Po.
View this post on Instagram