Nëna e Navalny: Nuk pranoj asnjë ngushëllim, e takova të hënën, ishte i shëndetshëm dhe…

Nëna e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, është shprehur se djali i saj ishte i shëndetshëm dhe i lumtur, kur e pa për herë të fundit më 12 Shkurt.

Nuk pranoj asnjë ngushëllim. E pamë atë në burg më 12 shkurt, në një takim. Ai ishte gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur”, tha Lyudmila Navalnaya  në një postim në Facebook të premten.

Gruaja e Alexei Navalny, Julia, sapo ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ajo akuzoi presidentin rus për vdekjen e bashkëshortit të saj, duke thënë se ai është përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po ndodhin në vend.


Shtuar 16.02.2024 15:52