Sjellja e dhuratave në ‘baby shower’ nuk është e detyrueshme por është shumë e vlerësuar nga çifti ndërsa përgatiten të mirëpresin të porsalindurin e tyre.
Në një video virale në TikTok,nëna në pritje dëbon të ftuarit që nuk kanë sjellë dhuratë.Çifti organizuan një baby shower dhe postuan një video të ngjarjes në faqen e tyre në Instagram.
Pasi DJ i dha mikrofonin burrit, ai filloi fjalimin e tij por nuk mundi ta përfundonte pasi gruaja i mori mikrofonin.Ai po falënderonte të gjithë të ftuarit e tij dhe tha se i vlerësonte të gjithë ata që erdhën, por ajo kishte mendime të ndryshme.Gruaja tha: “Jo të gjithë sepse disa njerëz erdhën dhe nuk sollën as një dhuratë.”
Ajo kujtoi më tej dasmën e saj kur u kap në një situatë të ngjashme pasi shumë të ftuar nuk arritën të sillnin një dhuratë as atëherë,l por kësaj radhe ajo nuk donte ta linte këtë muhabet.
Pas kësaj situate të sikletshme,një mikeshë që i qëndronte pranë u përpoq të qetësonte situatën duke thënë se ajo kishte bërë shaka, por gruaja rrëmbeu edhe një herë mikrofonin.
Nëna e ardhshme tha: “Doja të thoja pikërisht atë që thashë, kështu që nëse nuk keni sjellë një dhuratë, mund të ngriheni dhe të shkoni. Unë thashë atë që thashë.”Publiku u mbush me të qeshura por pasi ajo e përmendi vazhdimisht se ishte serioze, të gjithë heshtën dhe një e nga një u larguan..