Nëna e 5 fëmijëve ndihet e kërcënuar, ish-burri e kanos me jetë: Unë do të të vras! (VIDEO)

Vrasja e Liljana Buzos disa ditë më parë në Elbasan ishte kambanë alarmi sidomos për gratë që vuajnë situate dhune.

Ajo është 44 vjeçe. Gjithë jetën e saj ka vuajtur dhunën e bashkëshortit, ndërsa tashmë edhe pse është e divorcuar, ish bashkëshorti e kërcënon se do të ketë fatin e Liljana Buzos.

Edhe pse shpesh shoqëria bën apel për denoncimin e dhunës, gratë në të tilla kushte ndihen më të dhunuara pasi denoncojnë.

Nëna e 5 fëmijëve bën apel ndaj shoqërisë, institucioneve, por mbi të gjitha ndaj vajzave të saj të mos pranojnë kurrë të jetojnë nën dhunë, as për hir të familjes.

Edhe pse e divorcuar, nëna e 5 fëmijëve sërish endet dyerve të gjykatës, sërish për të kërkuar urdhër mbrojtje, pasi dhunë nuk është ndalur me një letër gjykate. /tch


Shtuar 15.05.2021 20:19