Nën respektimin e masave anti-Covid, sot nis zyrtarisht viti i ri shkollor

Ditën e sotme rrth 480 mijë nxënës në systemin parauniversitar nisin vitin e ri shkollor, duke respektuar masat anti-Covid të përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Nga data 1 shtator deri më tani procesi mësimor kishte filluar, me dëshirë, por është zhvilluar mësim plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura gjatë periudhës së mësimit online.

Pra, sot ka nisur zyrtarisht shkolla dhe mësimi nis në orën 08:00, dhe për shkak të COVID-19 një orë mësimore do të zgjasë 30 minuta për të shmangur qëndrimin e gjatë në ambiente të mbyllura.

Fëmijët duhet të respketojnë masat anti-Covid, duke mbajtur distancim fizik, duke mbajtur masak dhe duke u ajrosuar vazhdimisht. Në shkollat ku nuk mund të respektohet distancimi social, do të zhvillohet mësimi me turne.

Nga ana tjetër, mësusesit duhet të jenë të vaksinuar, përndryshe duhet të paraqesin çdo javë një test PCR./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 08:15