Policia Rrugore ka publikuar raportin një javor sa i përket masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve. Sipas policisë gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit. Po ashtu janë gjobitur 13,302 shoferë si dhe janë bllokuar 40 makina.
Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):
17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:
- 8 të dehur në timon
- 3 pa leje drejtimi
- 1 nën ndikim narkotikësh
- 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi
- 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit
- 2 për korupsion aktiv
- 1 për trafikim mjetesh
Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:
- 152 për xhama të zinj
- 522 për tejkalim shpejtësie
- 404 për parakalim të gabuar
- 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit
- 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit
- 516 për mosvendosje të kaskës
- 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
- 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”
- 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve
- 8495 për qëndrim të gabuar
- 839 për masa të tjera
48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.
Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:
- 7 me targa të huaja për verifikim
- 34 për detyrime të palikuiduara
- 1 për mungesë dokumentacioni
- 12 të spostuara me mjet ngritëse
Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar dhe të kujdesshëm!