“Në vendet e tjera mirëseardhja bëhej me tela me gjemba”, flasin afganët e strehuar në Shqipëri: Jemi si në shtëpi

Rreth dy mijë refugjatë afganë që u larguan nga vendi I tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve u strehuan në Shqipëri.

Një pjesë e mirë e tyre janë akomoduar kryesisht përgjatë brigjeve të Adriatikut.

Në pritje për të marrë një vizë për në Shtetet e Bashkuara apo Kanada ata kanë bindjen se kohë më të mira do të vijnë. Nametullah Taëhidi është njëri prej tyre, i cili thotë se Shqipëria është vendi më miqësor që ka parë ndonjëherë.

“Është vendi më miqësor që kam parë në jetën time! Kam udhëtuar shumë në vende afër Afganistanit, si India dhe Pakistani, por kur mbërrita këtu , menjëherë u ndjeva si në shtëpinë time”, thotë ai për Euronews.it

Një tjetër qytetar, i cili më parë ka punuar si gazetar në Afganistan, i arsyeton gjërat më thellë dhe thotë se nga Shqipëria nuk është e lehtë të shkosh në SHBA, ndërsa shikon si mundësi më të mirë Kanadanë.

“Për Shtetet e Bashkuara duhet të kesh një arsye të vlefshme për të arritur atje, nuk mund të aplikosh nga Shqipëria, nëse nuk e ke tashmë një vendim ligjor. Nga këtu është e vështirë për të aplikuar, në mënyrë që qeveria amerikane të na pranojë si refugjatë. Por Kanadaja është ende një zgjidhje e mirë dhe procedurat janë më të shkurtra dhe jo aq të komplikuara sa ato të SHBA”, thotë Mustafai.

Ndërsa Mihossein ëalizada flet për familjen e tij, të cilën e ka në Afganistan dhe me ta kontakton vetëm me telefon. Thotë se janë të sigurt, por nuk dihet në të ardhmen.

“Familja ime qëndroi në Afganistan. Kam kontaktuar me telefon, ata janë mirë. Tani për tani ata janë të sigurt. Por askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

“Shqiptarët janë njerëz të mirë. Kur bëjmë pazar, ata janë plot vëmendje për ne. Ata janë njerëz shumë të mirë. Edhe qeveria shqiptare gjithashtu luan rolin e saj. Ndryshe nga vendet e tjera, ku “mirëseardhja” bëhej…me tela me gjemba”, shprehet gruaja afgane, Najella.

 

 


Shtuar 19.02.2022 23:04