Kryeministri Edi Rama teksa po fliste përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh i këshilloi ata që të kenë gjithmonë një mik shqiptar. Kryeminirti theksoi se ndoshta mund të mos kenë kurrë nevojë për të, por një ditë, në një orë kur dikur do iu duhet dikush një shqiptar do të jetë i pari që do të vrapoj drejt tyre. Rama u ndal edhe te ndryshimi i perceptimit ndërkombëtar për Shqipërinë, duke përmendur rritjen e numrit të turistëve dhe përshtypjet e tyre për vendin.
Rama: Ne u rrimë besnik miqësive. Kam një këshillë për të gjithë ju, sigurohuni që të keni një mik shqiptar. Ju ndoshta mund të mos keni kurrë nevojë për të, por një ditë, në një orë kur ju duhet dikush, një shqiptar do të jetë i pari që do të vrapoj drejt jush. Frederika e di këtë, prandaj do pasaportë shqiptare. Kështu, në një hakmarrje të ëmbël, mes të shkuarës sonë, Shqipëria është një ndër vendet më të vizituar në Evropë. 12 milion vizitor në vit, është diçka shumë e madhe.