Në Tokë apo në Mars? Shihni si është “katandisur” dielli nga zjarret që kanë pushtuar Turqinë (FOTO LAJM)

Turqia është një ndër vendet që po vuan më së shumti nga zjarret që kanë përfshirë vendin.

Zjarret kanë shkaktuar një situatë kaosi në qytetet e pjesës jug-perendimore të Turqisë.

Mëngjesin e sotëm, banorët e Izmirit e ndjenë në një moment veten si në planetin Mars, ku gjithçka dukej e kuqe, ndërsa dielli një pikë që shndrin në qiell, shkruan abcnews.al.

Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit duke rritur shqetesimin për ndryshimet e mëdha klimaterike në botë, të cilat po shkaktojnë zjarre gjigante duke shkrumbuar mushkëritë e planetit.

 


Shtuar 6.08.2021 11:12