Në Spanjë janë të sigurt: Zidane ka vendosur prej kohësh largimin, edhe nëse bën mrekullinë

Zinedine Zidan ka vendosur të largohet nga Real Madrid sido që të përfundojë ky sezon.

Lajmi vjen nga Spanja, më saktësisht nga “TeleMadrid”, i cili ka mësuar nga burime në klub se vendimi është marrë prej kohësh.

Ka qenë vetë trajneri francez ai i cili disa muaj më parë i ka komunikuar vendimin drejtuesve, duke parë se kritikat drejt tij vazhdonin, edhe pse nuk ishte ai përgjegjësi i një merkatoje që linte për të dëshiruar në klub.

”TeleMadrid” bën të ditur se nuk do të ketë më prapakthehu për Zidan dhe kjo do të mbyllë përfundimisht eksperiencën e tij në Madrid, në kërkim të një aventurë të re.

Për teknikun francez hapën skenarë të rinj, ku njëri e sheh atë në stolin e përfaqësueses së Francës, në vend të Deshamp pas përfundimit të Europianit apo Botërorit. Ndërsa një variant tjetër është ai i Juventusit, që ëndërron kthimin e ish-futbollistit, që ka mbetur shumë i lidhur me bardhezinjtë.


Shtuar 14.05.2021 21:33