Në qershor mbahet takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian, do të marrë pjesë kryeministri, Edi Rama

Më datë 1 qershor do të mbahet në Moldavi takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Të lidhura

None found

Takimi do të bëjë bashkë 47 krerë shtetesh, qeverish dhe institucionesh të BE-së.

Qëllim i takimit do të jetë nxitja e paqes dhe mbrojtja e interesave të përbashkëta të Evropës.

Kujtojmë se tetorin e kaluar u zhvillua takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në Pragë. /albeu.com/


Shtuar 26.05.2023 18:51

Tags: