Në “Old Trafford” s’ka fitues, VAR i prish festën Leicesterit dhe shpëton Man.United (VIDEO)

Është mbyllur 1-1 takimi mes Manchester United dhe Leicester Cityt, ku nuk kishte fitues në “Old Trafford”, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë.

Një pjesë e parë e barabartë mes dy skuadrave, edhe pse djajtë u munduan të kishin kontrollin e ndeshjes, por rastet më të mira për shënim i kishin miqtë, të cilëve iu mungonte finalizimi para portës.

Pjesa e dytë do të ishte një spektakël ku të parët që kalojnë në avantazh do të ishin miqtë që arritën të shënonin me anë të Iheanacho 63’, por festa e Leicesterit do të zgjaste vetëm 3 minuta pasi Fred do të kthente baraspeshën në “Old Trafford”.

Një tjetër gol do të shënohej në “Teatrin e Ëndrrave” në minutën e 80-të, por VAR do të anulonte festën e Maddison.

Minutat e mbetura të takimit nuk do të kishte fitues, me takimin që do të mbyllej 1-1, ku Manchester United mbetet në vendin e 6-të me 51 pikë, ndërkohë Leicester City pozicionohet në vendin e 9-të me 37 pikë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.04.2022 20:40