“Në një luftë bërthamore nuk ka fites”, Shefi i NATO-s: Po monitorojmë nga afër forcat nukleare të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur të martën se aleanca e mbrojtjes po “monitoron nga afër” forcat bërthamore të Rusisë.

Duke folur gjatë një konference për shtyp mbi luftën në Ukrainë, Stoltenberg tha se kërcënimet e fshehura bërthamore, siç i cilësoi ai, të Vladimir Putin janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Po ashtu, shefi i NATO-s shtoi se Kremlini është i vetëdijshëm se një luftë bërthamore nuk mund të ketë fitues.

“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë. Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë, por mbetemi vigjilentë,” tha ai.

Stoltenberg tha gjithashtu se Ukraina kishte “momentumin” në luftë, ndërsa Rusia “po përdorte gjithnjë e më shumë sulme të tmerrshme dhe pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike”./albeu.com