“Në Maqedoni 33% më i ulët”, Petrit Vasili ka “dy fjalë” për rritjen e çmimit të naftës (FOTO LAJM)

Pas rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili krahason çmimin e naftës në vendin tonë me atë në vendin fqinj të Maqedonisë së  Veriut, ku sipas tij është 33% më e ulët.

Krah postimit, Vasili ka publikuar një foto, që tregon se në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës është 1.36 euro ose 1660 lekë të vjetra, ndërsa në Shqipëri është 2450 lekë të vjetra.

Postimi i plotë:

Çmimi naftes tani live ne ora 23 nga Maqedonia!

Ne Maqedoni nje liter nafte ne kete moment eshte vetem 84 denarë, ose 1.36 euro, ose vetem 1660 leke te vjetra.

Ne Shqiperi 2 euro ose 2450 leke te vjetra.

Ne Shqiperi nafta kushton 33% me shtrenjte se ne Maqedoni.

Ja çfare do te thote kur qeveris Edi Rama!

Bordi i Trasparences qe vendos cmimin e naftes eshte thjesht nje pazari i ndyre i Edi Rames me oligarket.

Edi Rama dhe oligarket si spekullante po pasurohen pa fund, me qindra milion euro, ne kurriz te shqiptareve!/albeu.com/


Shtuar 26.03.2022 09:14