Është ndarë nga jeta në moshë të re këshilltarja në Bashkinë e Tiranës, Dorina Kuka.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi, ku shkruan se kontributi i saj bujar për punët e mira në qytet do të mbetet.
“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!
Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!”, shkroi Veliaj.
Kujtojmë se Kuka ishte vetëm 35-vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël./albeu.com/