Në lule të rinisë, ky është 17-vjeçari nga Librazhdi që u vra në aksident në Greqi

Ky është 17-vjeçari nga Librazhdi që ndërroi jetë dje në Chania të Kretës në Greqi, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Dionis Qoshku ishte duke udhëtuar me motor bashkë me vëllanë e tij, Ersid Qoshku, kur u përplasën nga një makinë turistësh dje rreth orës 09:30 në aksin rrugor Kastel-Platanos.

Për fat të mirë vëllai i viktimës është jashtë rrezikut për jetën. 14-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Chanias.

/albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 12:38