Ditën e sotme është ndarë nga jeta, në krye të detyrës, Komisar Edi Veli, shefi i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Vdekja e e komisarit ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Komisar Edi ka dhënë kotributin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Karriera e tij forcohet edhe më tepër si Polic i Qarkullimit Rrugor.
Një ngushëllim ka ardhur edhe nga Policia e Tiranës për humbjen e kolegut të tyre./albeu.com