Në krah të Ylli Bakës, Agron Llakaj këtë verë vjen për herë të parë si këngëtar (VIDEO)

Kjo vëre do të sjellë aktorin dhe moderatorin Agron Llakaj edhe si këngëtar. Aktori i njohur i humorit po sjell një suprizë për të gjithë fansat e tij në bashkëpunim me një ndër këngëtarët me të shquar të muzikës popullore, Ylli Baka.

Kënga i është dedikuar Memaliajt, vendlindjes së tyre. Surpriza do të jetë gati për pak ditë dhe padyshim se të gjithë do të kërcejnë nën ritmet e saj.

“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. . Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”- shkruan Llakaj në Instagram. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)


Shtuar 1.06.2021 15:31