Në konferencë me Ramën, Vuçiç jep lajmin e mirë: Njerëzit tanë do të lëvizin pa u penguar në kufi

Kryeministri Edi Rama, presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe zv/kryeministri I Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, po mbajnë një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Vuçiç tha se është rënë dakord që të ngrihet një këshill i zbatimit. Përbërja e saktë e këtij këshilli do të vendoset më vonë.

Ndërsa prezantoi dhe nismën e hapjes së kufijve Serbi – Shqipëri- Maqedoni

“Duam që njerëzit tanë për një vit a 1 vit e gjysmë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri nga Beogradi në Tiranë, Tirana në Shkup apo Tirana në Nish.

E njëjta gjë nga Nishi në Shkup apo Nishi në Beograd. Që askush të mos ndalojë askënd në kufi. Askush nuk po ndërhyn në gjëra politike dhe as në të drejtën e shteteve tona” /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 4.11.2021 12:09