Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i të moshuarës nga Pusteci në liqenin e Prespës.
E moshuara rezultonte e zhdukur që prej 31 dhjetorit.
Burime bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në liqenin e Prespës, dyshohet të jetë trupi i të moshuarës.
Ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa viktima do t’i nënshtrohet autopsisë./albeu.com