Në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit në Greqi, arrestohet i riu shqiptar

Një 23-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Greqi për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami nga qyteti i Delvinës.

I riu është dërguar në rajonin e policisë paraditen e sotme në Kipseli. Për të ishte lëshuar një urdhër arresti lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur në një lokal në “Nea Ionia” në Athinë u ekzekutua 40 vjeçari Islami.

Nga hetimet u zbulua se atë natë ndodhi një shkëmbim zjarri pas një debati të një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi me një shtetas qe ndodhej në tavolinë me Islamin.

 

Në kërkim është ende dhe kreu i grupit kriminal, 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj. /albeu.com


Shtuar 20.03.2023 21:47