Greqi– Banditët shqiptarë në kërkim për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre Pëllumb Islami në Nea Joni morën pjesë në një reklamë.
Mediet greke bëjnë me dije se në reklamë është shfaqur edhe xhipi i zi me të cilin janë arratisur natën e krimit.
Bëhet fjalë për grupin “L” i përbërë nga banditë shqiptarë, ndërsa anëtarët kryesorë të tij janë 5, të njohur për aktivitetin e tyre kriminal në Greqi.
Më konkretisht, ata akuzohen për pastrim parash, grabitje, rezistencë ndaj autoriteteve, formim i organizatës kriminale dhe trafikim qeniesh njerëzore.
Ata vetë postuan një video në Yutube, ku “reklamojnë” makinat e tyre, mes tyre edhe Cadillac-in e zi, i cili ishte parkuar jashtë lokalit natën kur u vra Islami.
Ndjesi shkakton edhe teksti i këngës, ku ndër të tjera përmendje se “disa duhet të ikin.”
Madje, gjatë videoklipit ata indirekt pranojnë pjesëmarrjen e tyre në episodet e mëparshme me armë, molotovi dhe zjarre.
Siç është bërë e ditur ata janë aktivë në trafikun e drogës dhe “reklamojnë” dominimin e tyre në qytet, për të cilin thonë se është i padiskutueshëm.
Si ndodhi ngjarja
Pëllumb Islami mbeti i vdekur pas një sherri banal në lagjen Nea Jonia të Athinës.
Sipas policisë greke, gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40, në shkurt 2023, që disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali.
Shumë shpejt sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar.
Plumbat plagosën Islamin, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. 39-vjeçari që u identifikua si Pëllumb Islami, nga Delvina, por thirrej nga të gjithë me emrin Sandri, u dërgua në spitalin KAT me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Kush qëndron pas vrasjes
Pas vrasjes së hidraulikut, 39-vjeçarit shqiptar Pellumb Islami, në lokalin e Rrugës Kastamonis, qëndron grupi famëkeq “Team L”, i cili kontrollon studiot “rozë” dhe drogën në qendër të Athinës.
Mesditën e 7 janarit, oficerët e Njësisë së Trafikimit të Qenieve Njerëzore të Prokurorisë së Krimit të Organizuar prangosën një 32-vjeçar shqiptar, pasi kishte mbajtur pa vullnetin e saj një vazjë bukuroshe dhe e kishte shfrytëzuar për aktivitetet e tij dhe të grupit.
Ngjan si një episod seriali, por është histori e vërtetë që tani ka dalë në dritë.
Një muaj e gjysmë më vonë, banda e tij këtij shqiptari doli sërish në skenë duke vrarë hidraulikun, bashkëatdhetarin e tyre.
Shqiptari me shumë pseudonime dyshohet se së bashku me anëtarët e tjerë të bandës (7 persona) kontrollojnë një klub të njohur në qendër të Athinës.
Në fakt, ata kanë ngritur grupin famëkeq “Team L”, i cili drejton disa studio “rozë” në qendër të Athinës dhe, në të njëjtën kohë, anëtarët e saj shfaqen si truproja të shumë kurtheve në të gjithë Greqinë.
Këto raste, pra krimi i djeshëm në Kastamonis, rastet “rozë” dhe në përgjithësi gjithë veprimtaria e tyre e paligjshme, janë nën mikroskopin e oficerëve me përvojë të Prokurorisë së Vrasjeve dhe Shvatjeve të Sigurimit të Atikës, të cilët thuhet se kanë bërë një hartë e plotë të tyre. Kjo pasi, në hulumtimin që kanë bërë muajt e fundit, ata kanë takuar shumë herë njëri-tjetrin.
Madje, në një bastisje të fshehtë të ndodhur më 16 tetor në klubin e sipërpërmendur në qendër të Athinës, ata janë shoqëruar dhe ka rezultuar se të gjithë janë arrestuar në të kaluarën për lëndë narkotike, pastrim parash, trafik njerëzish, armatime, sulme ndaj policëve si dhe shkelje e masave për përhapjen e Covid-19.
Sipas mediave greke, hetimi ndaj tyre është bërë në mënyrë të fshehtë pasi kishte dyshime se grupi mbante kontakte me policë të betuar që do të “gozhdonin” lëvizjet e kolegëve të tyre në mafia.
Analistët e sigurisë që kanë punuar në këtë rast muajt e fundit flasin për një grup mafioz që ka depërtuar në shumë nivele dhe mban kontakte dhe marrëdhënie me njerëz të ashpër nëpër burgje.