Në kërkim për vjedhje, arrestohet 27-vjeçari në pikën kufitare të Muriqanit

Një 27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, i riu i identifikuar me inicialet K.N. ishte në kërkim për “Vjedhja”.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje gjatë verifikimeve ndaluan shtetasin K. N., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë.

“Ky shtetas rezultoi person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë“- thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 11.02.2024 11:16