Në kërkim për prodhim lëndësh narkotike, vihet në pranga 30-vjeçari në Vlorë

Në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Tempulli 2”, uniformat blu, kanë vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim lëndësh narkotike.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.

Vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bënë të mundur lokalizimi në lagjen “Hajro Çakërri”, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.