Në kërkim për kultivimin e kanabisit, arrestohet 23 vjeçari në Shkodër: I sekuestrohet sasi municioni luftarak

Policia e Shkodrës ka vënë pranga ditën e sotme një 23 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivimin e kanabisit.

Mësohet po ashtu se gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka mundur të sekuestrojë edhe një sasi municioni luftarak.

Materialet shtesë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Njoftimi i plotë i policisë: DVP Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: E. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 29.07.2021, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Materialet shtesë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Shtuar 31.08.2021 15:22