Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kavajë.
Operacioni “parma” u zhvillua nga Fast Albania në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, Interpol Tiranën dhe Interpol Romën.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit R. D., 25 vjeç, banues në Kavajë.
25-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane pasi akuzohet si bashkautor i një plagosjeje të rëndë me armë zjarri, të kryer në Itali, më 3 mars të vitit 2022.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Pritet ekstradimi i tij drej Italisë.
/Albeu.com/