Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Itali Besnik Lamçja

Foto ilustruese

Autoritetet italiane të policisë kanë bërë të mundur arrestim e të shumëkërkuarit shqiptar Besnik Lamçja i cili rezulton i “zhdukur” që prej vitit 2000.

Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, kishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar pasi është dënuar me 25 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes e armëmbajtjes pa leje.

Lamçja, akuzohet për vrasjen e një shqiptari me armë zjarri tek “Magazinat” e rrugës “Siri Kodra” gjatë një grabitje që po kryente vetë autori.

Nga hetimet rezulon se Lamçja fshihej prej fillim viteve 2000 në Itali nën emër të rremë, duke qëndruar me disa familjarë të tij. Ndërkohë që ishte dënuar me 25 vite heqje lirie nën akuzën e vrasjes gjatë një grabitje të një personi në Tiranë.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U. Itali, arrestohet pas 22 vitesh shqiptari në kërkim për vrasjen e bashkëatdhetarit gjatë një grabitjeje

Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”./albeu.com