Në Japoni nuk mund të blesh makinë pa pasur garazh ku ta parkosh

Në Japoni nuk mjafton të kesh para për të blerë një makinë, por duhet të vërtetosh edhe se ke një vend ku ta parkosh. Që prej vitit 1962, me ligjin e quajtur Garage Act, çdo person që dëshiron të regjistrojë një automjet duhet të pajiset më parë me një “certifikatë garazhi” (Shako Shomeisho), e cila lëshohet nga policia lokale.

Pa këtë dokument makina nuk mund të marrë targa dhe blerja nuk finalizohet. Rregulli kërkon që vendi i parkimit të jetë jashtë rruge, brenda një distance prej 2 kilometrash nga banesa ose vendi ku do të përdoret makina, dhe të jetë i dokumentuar si pronë ose i marrë me qira.

Ky ligj është menduar për të lehtësuar trafikun dhe për të kursyer hapësirën në qytetet e mëdha japoneze, ku parkimi është një luks më vete. Përjashtime ka vetëm për automjetet e vogla të tipit “kei cars”, sidomos në zona rurale. Ky sistem e bën Japoninë një rast unik në botë, ku blerja e makinës nuk nis tek salloni i shitjes, por tek parkimi.


Shtuar 11.09.2025 17:52

Tags: ,