Në Itali e bëjnë fakt të kryer: ‘Giro d’Italia’ në vitin 2025 fillon nga Shqipëria

Edicioni i vitit 2025 për “Giro D’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistikë në botë, do të jetë shumë special. Kjo për faktin se pritet që etapat e para të zhvillohen pikërisht në Shqipëri.

Për këtë insistojnë mediat italiane, të cilat kanë bërë të ditur se drejtuesit e garës kanë marrë ofertë të parefuzueshme edhe ekonomikisht nga vendi ynë. Në Itali bëjnë të ditur se rajoni i Friuli kërkonte të siguronte nisjen e edicionit të ardhshëm më datën 10 maj, por po kalohet në fotofinish nga oferta e qeverisë shqiptare, edhe pse nuk është zyrtarizuar ende.

Të lidhura

None found

“Nën hije deri disa javë më parë, kandidatura shqiptare është përforcuar siç e kishim parashikuar, edhe për shkak të premtimit që është bërë nga kryeministrja Meloni pikërisht ndaj Shqipërisë. Xhiroja e Italisë, një nga kartat më të mira për të luajtur nga vendi ynë në botë, arsye pse u vlerësua në pranverën e këtij vitit si ambasador i italianizimit, do të nisë shpejt nga vendi ballkanik. Gjithçka për të forcuar lidhjen mes dy kombeve”, shkruhet fillimisht në artikull duke theksuar se shkak bëhet edhe lidhja e ngushte politike si pasojë e marrëveshjes për emigrantët.

“Premtimi i kryeministres është ndjekur nga një ofertë ekonomike mjaft e rëndësishme nga Shqipëria për “Rcs”, shoqërinë që organizon Xhiron e Italisë. Flitet për thuajse trefishin e shifrës prej 6 milionë eurosh të ofruara nga rajoni i Friulit për të organizuara nisjen e garës më 10 maj nga Trieste dhe dy etapa të tjera”, shpjegohet në këtë artikull ku bëhet fakt i kryer nisja e kësaj gare çiklistike në Shqipëri në vitin e ardhshëm.


Shtuar më 28.06.2024 10:33

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş