Në gjyq me SHBA, Berisha i sigurt për fitore: Kam burime, nuk kanë asnjë provë kundër meje!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka  zbuluar detaje të reja nga gjyqi në Francë mes tij dhe SHBA për shpalljen “non grata”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se “miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumemta ashtu siç ju kam thënë unë ju.”

Sali Berisha: Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumemta ashtu siç ju kam thënë unë ju.

Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris.

Nuk kam asgjë persnale dhe do ju them këtu: Të nesërmen e vendimit e kam pyetur veten: Përse e morën këtë vendim ndaj meje? 8 vite, përveç foltores së parlamentit dhe Facebook-ut nuk kisha asnjë fuqi tjetër. /albeu.com/