Qëndresa e banorëve të Divjakës kundër reformës së re administrative-territoriale ka hyrë në ditën e saj të 17-të, me qindra qytetarë që janë mbledhur sërish në sheshin kryesor për të kundërshtuar planin e shkrirjes së bashkisë së tyre me atë të Lushnjës.
Sipas protestuesve, ky projekt është tërësisht politik dhe nuk përmbush asnjë kriter socio-ekonomik apo zhvillimor për zonën.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalimeve të mbajtura në mbrëmje, aktivistë dhe banorë vendas u bënë thirrje të gjithë komunitetit të Divjakës për t’u bashkuar masivisht në shesh, duke nëvizuar se Divjaka e ka të gjithë aftësinë për të funksionuar si një njësi e mëvetësishme administrative.
Tubimi i ditës së 17-të u përmbyll me marshimin e përnajshëm të qytetarëve përgjatë rrugëve kryesore të Divjakës, ndërsa organizatorët paralajmëruan vijimin e rezistencës deri në anulimin e plotë të këtij drafti.
