Në ditëlindjen e tij të fundit/ Vera Grabocka ndan videon e veçantë me Ismail Kadaren

Humbja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i ka prekur të gjithë. Të shumta kanë qenë reagimet e personazheve të njohur shqiptar, e një ndër ta është edhe producentja Vera Grabocka, ku pak minuta më parë ka ndarë një video të rrallë, nga ditëlindja e fundit e Kadaresë mes familjarëve dhe miqve të ngushtë.

“Në ditëlindjen e tij të fundit, 28 janar 2024”,- shkruan Grabocka

Në videon e postuar nga producentja e njohur, tregohen momente nga darka e ditëlindjes së fundit të tij dhe një moment i veçantë kur Timo Flloko, reciton një poezi të dedikuar për Kadaren.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)