Në bashkëpunim me të vëllanë tentuan të vrasin kushëririn e tyre, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Një person është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Kukësit.

Sipas informacioneve, 32-vjeçari së bashku më vëllain e tij, E. K., 35 vjeç, i cili rezulton i arrestuar më parë, kanë tentuar të vrasin kushëririn e tyre.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më datë 15 qershor të 2024-tës, ku për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin A.C.

Ende nuk dihen rrethanat e plota, por policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.


Shtuar 23.05.2025 17:34