Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i 41-vjeçarit Lertiad Lekaj (Kekaj), mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
41-vjeçari i cili u qëllua ngna një makinë “Audi” ndërsa ishte duke lëviur me motor, ka qenë i pandehur në vitin 2005-së.
Në atë periudhë Leartiad Lekaj sëbashku me Fjodor Mezyrajn akuzoheshin për kryerjen e veprës penale me pasojë vdekjen e një shtetasi në qytetin e Vlorës.
Një nga pistat e hetimit që po ndjek policia është ajo e hakmarrjes.
View this post on Instagram
Kujtojmë që 41-vjeçari Lekaj u vra pranë Kishës Orthodokse, duke u qëlluar me breshëri automatiku.
Buime bënë me dije se 41-vjeçari i kishte pikasur auutorët dhe ishte munduar të largohej, por nuk ka arritur tu shpëtojë plumbave.
Ndërkohë që vetëm pak minuta pas ngjarjes u gjet i djegur Audi me të cilin lëviznin autorët pranë ish-fushës së aviacionit.