Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar lehtësim të masave anti-Kovid në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi u bë i ditur nga vetë komisioni, gjatë një mbledhjeje para mediave.
Lehtësimi parasheh shfuqizimin e masës për maskat dhe heqjen e përdorimit të tyre në ambiente të mbyllura.
“Përfunduam se kushtet aktuale na mundësojnë të mendojmë për uljen e masave restriktive dhe u pajtuam që të propozojmë shfuqizimin e masës – detyrim për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Nga kjo masë bëjnë përjashtim institucionet shëndetësore, shtëpitë për të moshuarit, barnatoret dhe transporti publik. Në këto katër objekte mbetet obligimi për mbajtjen e maskës, në objekte të tjera mbajtja e maskës mbetet sipas dëshirës”, thanë nga KSN./albeu.com/