Ndryshohen bravat e dyerve të degëve të PD-së në Shkodër dhe Elbasan

Ditën e sotme, dyert e degëve të Shkodrës dhe Elbasanit nuk çeleshin, pasi u janë ndërruar bravat.

Në Shkodër, kyçja e derës është denoncuar nga  një prej anëtarëve të kryesisë së PD, Ervin Gjini, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër,  Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” pasi dega nuk është pronë private.

Në Elbasan është ndërruar brava. Denoncimin e ka bërë deputeti demokrat, Luçiano Boçi.

Me një postim në Facebook, Boçi thotë se urdhri për mbyljen e derës ka ardhur nga lart, teksa shton se  anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendumin e 18 dhjetorit.


Shtuar 16.12.2021 15:23