Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Ahmetajn, ja kush emërohet në vend të tij

Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Ahmetaj, në vend të tij emërohet Belinda Balluku.

Në një postim në Twitter, Rama sqaron se tashmë, sfidë për vendin tonë mbetet energjia dhe infrastruktura, për të cilat thotë se do të jenë në vëmendje të zëvendëskryeministrit, ndaj ka zgjedhur Ballukun për këtë detyrë.

Deklarata e Ramës:

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon,’ njofton Rama.