Tedi Dobi është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë, dikaster që drejtohet nga ministri Ulsi Manja.
Vendimi për këtë emërim është firmosur nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe hyn në fuqi menjëherë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA”– thuhet në njoftimin e qeverisë.