“Ndragheta” i vendosi gjobë 80 mijë euro, Gattuso i tregon vendin

Familja e ish-mesfushorit të Milanit Ivan Gennaro Gatusso është terrorizuar nga mafia kalabreze “Ndragheta”.

“Il Messaggero” shkruan se “Ndragheta” ka dashur t’i zhvasë para Gattusos nëpërmjet motrës dhe babait të tij.

Dy “ushtarë” të Ndraghetas Aldo Abbruzzese dhe Mustapha Hamil, i vunë zjarrin dy makinave të motrës së Gattusos si shenjë presioni për t’i marrë legjendës së Milanit 80 mijë euro.

Por Gattusoi refuzoi në mënyrë kategorike të paguante këtë “gjobë” të majme, ai ju dha vetëm 3 mijë euro dy mafiozëve nëpërmjet Salvatore Pierit.

Aktualisht Gattuso ëhstë trajner i Marsejës në Francë, por do të mbahet mend për dy Champions League të fituara me Milanin.

Ndrangheta është një nga organizatat më të vjetra kriminale italiane që u themelua në shekullin e 18-të në Kalabri dhe është një nga më të fuqishmet në Itali, pas Cosa Nostras.


Shtuar 4.02.2024 21:34