Ndodhi në Itali! Vajzës së re i jepen gabimisht 6 doza vaksinash anti COVID-19

Një vajzë e re në Itali i është dhënë gabimisht gjashtë doza të vaksinës anti covid-19 në vend që të merrte vetëm 1.

Gjithçka ndodhi të shtunën në mënjges në spitalin Neë Apuan në Massa të Italisë, ku pas incidentit të ndodhur e reja filloi të kishte probleme.

Sipas mediave italiane, infermierja gabimisht i injektoi 23-vjeçares një shishkë të plotë të vaksinvs Pfizer, pra 6 doza. Menjëherë sapo kuptuan gabimin stafi mjekësor i shpjegoi vajzën çfarë kishte ndodhur dhe bënë të mundur shtrimin e saj.

Ajo që ndodhi në Massa nuk ka një precedent specifik por të ngjashëm ku në Gjermani u injektuan pesë doza, ndërsa eksperimentimi i Pfizer në lidhje me mbidozën ndalet në katër. /albeu.com/

 


Shtuar 10.05.2021 16:50