Një ngjarje në dukje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër, duke treguar edhe njëherë përkujdesjen që autoritetet zvicerane tregojnë ndaj kafshëve.
Gjatë sezonit veror lopët çohen në kullotat alpine zvicerane, por disa prej tyre kanë mbetur të plagosura dhe për këtë është dashur ndërhyrja e helikopteri për t’i zbritur ata poshtë në fshatin alpin Klausenpass.