Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 19-vjeçar. Policia ka vënë në pranga adoleshentin, ndërsa ka nisur hetim ndaj nënës së vajzës së mitur, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.
Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com