Ndodh në Gjermani/ Babai vr*t djalin e tij 13-vjeçar, plagos gruan dhe vajzën

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur qytetin e Witten, ku një adoleshent 13-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë, ndërsa nëna e tij 38-vjeçare dhe motra 9-vjeçare mbetën të plagosura rëndë.

Sipas autoriteteve, ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë përpjekje intensive për të shpëtuar jetën e të miturit, por plagët e marra rezultuan fatale.

Të lidhura

None found

Ngjarja dyshohet të ketë nisur si një konflikt verbal brenda banesës familjare, i cili më pas u përshkallëzua dhe u zhvendos në një hapësirë publike, në sy të banorëve të zonës. Sipas policisë, në konflikt ishin të përfshirë anëtarë të ngushtë të familjes, ndërsa situata doli jashtë kontrollit me përdorimin e një mjeti të mprehtë.

Autoritetet kanë ndërmarrë kontrolle të shumta në zonë, ndërsa i dyshuari kryesor, babai i familjes, është arrestuar rreth 100 metra larg banesës.

Sipas raportimeve të Bild, telefonata e parë emergjente është regjistruar në orën 10:29 të mëngjesit.

Një dëshmitar okular ka deklaruar se autori i dyshuar kishte duart e mbuluara me gjak dhe ishte i shtrirë në tokë nën mbikëqyrjen e policisë. Ndërkohë, rreth 20 dëshmitarë të ngjarjes po marrin mbështetje psikologjike nga ekipet e specializuara të emergjencës.


Shtuar 28.03.2026 20:08