Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka publikuar një foto nga momenti i ardhjes në jetë të një foshnje.
Një nënë e re, vetëm 29 vjeçe ja ka dalë mbanë të sjellë në jetë të bijën edhe pse ishte e infektuar me koronavirus.
“Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë”, shkruan Manastirliu.
Postimi i plotë
Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me
#covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha


Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi

